MENU
klinika

Qendra Profesionale në Korçë

Profesionistët e ardhshëm praktika në 64 biznese

05.09.2018 - 14:15

Qendra e Formimit Profesional në Korçë është përzgjedhur për të qenë një ndër pesë qendra pilotë në vend të cilat do të zbatojnë një program studimi të alternuar me praktikën në rreth 64 biznese të qytetit të dakortësuar me këtë projekt. Programi nis këtë shtator dhe pritet të përfundojë në maj të 2019-ës. Kreu i Qendrës Rajonale të Formimit Profesional në Korçë, Anxhela Taho tregon për Konica.al mënyrën e re që do t’u ofrohet të rinjve në kurset e praktikave:

“Nxënësit do të kenë mundësi të jenë pjesë e trajnimit në Qendrën e Formimit në kabinetet e saj dhe në pjesën jetër në bizneset private që kane hapur dyert për praktikantët. Ata do të jenë të punësuar 8 orë në cdo ditë ku do të mund të venë në zbatim njohuritë teorike të marra gjatë leksioneve në qendër”.

Synimi i këtij projekti është integrimi i shpejtë i profesionistëve në tregun e punës. Bizneset qe i janë përgjigjur thirrjes për të mundësuar praktikat i përkasin kryesisht fushës së hoteleri-turizmit, tregtisë, shërbimet, industria përpunuese etj. Në këtë fazë pritet që projekti të pilotohet nga dy kabinete, ai i kuzhinës dhe ai i autoservisit që kanë edhe më tepër fluks kërkesash.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti i nxënësve të shkollës "Raqi Qirinxhi"

Art dhe dituri në 3D


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit