Serena dhe Ina Sinani, 2 motrat binjake të grupit ‘Sindolls’ kanë konkuruar gjatë natës së parë të “The Voice of Italy” duke “çmendur” publikun.
Me performancën e shkëlqyer, motrat shqiptare rrëmbyen 4 “Po-të” e jurisë të përbërë nga Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.
Ina e Serena Sinani performuan shqip këngën “Shumë pis” të Era Istrefit dhe Ledri Vulës.
Në një intervistë të dhënë së për GSH, ato kanë treguar se gjatë gjithë spektaklit kanë ndërmend të këndojnë shqip për një arsye të rëndësishme.
“Po, një nga objektivat tanë është ai që ta bëjmë Italinë të njohë muzikën dhe kulturën shqiptare, sepse përfaqëson origjinën tonë.
Do të ishte shumë bukur që sa më shumë persona të zbulojnë sa e mrekullueshme është”, kanë treguar ato.