MENU
klinika

"Mësyjnë" furrën

Serbët nuk i ndahen bukëpjekësit shqiptar

06.05.2019 - 09:25

Edhe këtë të djelë dhjetëra protestues serb kanë dalë në protestë kundër pronarit shqiptar të furrës së bukës “Roma” më Borça të Serbisë.

Bukëpjekësi, Mon Gjuraj, është me përkatësi etnike shqiptare dhe protestuesit kanë bërë thirrje që ta bojkotojnë dhe të mos blejnë produktet në furrën e tij, vetëm se guxoi të bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Me pankarta “Nëse nuk ka respekt, nuk ka as vend pune” dhe flamuj serbë, protestuesit kanë marshuar pranë furrës së bukës në Borça.

Kujtojm që edhe rreth një javë më parë, nacionalistët serbë shënjestruan shqiptarin.

Ata i kishin vendosur një kokë derri në makinën e tij dhe kishin ndaluar blerësit të hyjnë apo dalin nga furra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN