DJ australian Adam Sky humbi jetën në një aksident gjatë pushimeve në ishullin indonezian, Bali.
42-vjeçari raportohet se është lënduar rëndë duke u përpjekur të ndihmojë një shok që ka pësuar lëndime të shumëfishta.
Ndërsa nxitonte për ta ndihmuar atë, ai ka kaluar përmes një xhami të derës, i cili i shkaktoi lëndime të rënda dhe gjakderdhje të madhe.
Një deklaratë që konfirmon vdekjen e DJ-it me bazë në Singapor, është postuar në faqen zyrtare të Facebookut.
“Me keqardhje të madhe konfirmojmë se Adam Sky ishte përfshirë në një aksident fatal ndërsa po bënte përpjekje për të ndihmuar një mik”.
“Të afërmit dhe miqtë e Adam po udhëtojnë për në Bali. Ju kërkojmë të respektoni privatësinë e familjes, ndërkohë të gjithë ne po përballemi me humbjen tragjike”, shkruante në statusin në Facebook.