MENU
klinika

Zbulimi

Shkencëtarët kapin një seri valësh gravitacionale

06.05.2019 - 18:46

Receptorët “Ligo” dhe “Virgo” të ndezur më 1 prill deri tani kanë regjistruar pesë lloje valësh gravitacionale, tre prej të cilave janë gjeneruar nga përplasja e vrimave të zeza, një e katërt u kap më 25 prill dhe mund të jetë krijuar nga përplasja mes dy yjesh prej neutronesh, ndërsa e pesta u regjistrua më 26 prill dhe mund të jetë krijuar nga përplasja mes një vrime të zezë dhe një ylli prej neutroni.

“Universi po na mban mbi gjemba”, tha zëdhënësi i këtij projekti, Patrick Brady në lidhje me ngjarjen e 26 prillit.

“Me shumë mundësi kjo është gjëja më e vështirë që na pret”, tha koordinatori i analizimit të të dhënave, Giovanni Prodi i Universitetit të Trentos, duke iu referuar analizimit të valëve gravitacionale të krijuara nga përplasja mes një vrime të zezë dhe një ylli prej neturonesh që është një fenomen shumë i rrallë.