MENU
klinika

Reagimi

Operacioni me 61 të arrestuar/ Lleshaj: Lufta ende vazhdon!

07.05.2019 - 12:21

Në lidhje e operacionin ndërkombëtar i zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke, ka ardhur një reagim nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj ka përgëzuar Policië dhe Prokurorinë.

Gjithashtu ai shkruan se lufta kundër krimit të organizuar vazhdon.

Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë.

Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende”, shkruan Lleshaj.