Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka postuar një foto ku duket ai së bashku me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe kryeministrin e Bosnjë Hercegovinës.
Ky i fundit në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazani ka organizuar një iftar në Sarajavë, ku janë të ftuar dhe Zaev me kryeministrin Rama.
“Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”– shkruan Zaev ne FB.
Me tej, thekson se “Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj”.