MENU
klinika

Detaje nga takimi

Arta Marku pret në zyrë zv.presidentin e Eurojust, zbulohet çfarë diskutuan

08.05.2019 - 12:44

Zv.Presidenti i Eurojust Filippo Spiezia është pritur në një takim në zyrën e saj nga Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku.

Bashkëpunimi i ardhshëm Gjyqësohet me shtetet anëtare të BE-së mësohet se është tema e diskutimit mes dy palëve.

Prokurori i Përgjithshëm, znj Arta Marku e njohu zëvendës Presidentin e Eurojust, Filippo Spiezia me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.

Sakaq, Spiezia nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësinë shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e çështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE.

Ai i kërkoi Kryeprokurores Marku të vazhdonte përpjekjet e saj për funksionimin e marrëveshjes deri në Dhjetor 2019″, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në 5 Tetor 2018 me Eurojust, për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësiminin dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.