Dy anëtarë të bandës “Bajri” janë liruar nga burgu sot e vendim të Gjykatës.
Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu janë njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Trupa gjykuese ka deklaruar gjatë seancës së sotme se nuk provohet akuza për ‘përkrahje të autorit’ ndaj dy të pandehurve.
Si rrjedhojë ndaj tyre u vendos ndryshimi i masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Kujtojmë që Hoxhalliu është pronari i ambjentit ku u arrestua Safet Bajri disa muaj më parë.
Në shtator të vitit 2018 policia finalizoi një operacion, ku ranë në pranga 11 anëtarë të grupit ‘Bajri’.
Koka e bandës cilësohet Enver Bajri, ndërsa rol të rëndësishëm kishte edhe kushëriri i tij, Safet Bajri.