Teksa foli për mediat kosovare, kryeministri Haradinaj tha se ekziston një dyshim që presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve.
“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederica Mogherini.
Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”, citohet të ketë thënë Haradinaj.
Meqenëse kjo ide është tashmë e vdekur sipas kryeministrit Haradinaj, një gjë e tillë vetëm ka humbur kohën e tre liderëve të lartëpërmendur.