MENU
klinika

Foto

Duka dhe Dukesha prezantojnë për herë të parë foshnjën

08.05.2019 - 14:47

Princi Harry dhe Meghan kanë prezantuar fëmijën e tyre të porsalindur përpara të gjithë botës.

Duke folur në St George’s Hall në Windsor Castel Meghan ka thënë: “Është magjike, është e mahnitshme.

Unë kam dy djemtë më të mirë në botë, jam vërtetë e lumtur. Eshtë shumë i ëmbël dhe shumë i qetë vërtetë.

Është një ëndërr”, ka thënë Meghan në fjalët e para të saj, prononcuar përpara medias pas lindjes.

Vogëlushi është shfaqur i mbuluar me një kuvertë të bardhë dhe mbahej në krah nga babai Harry, që dukshëm dukej në qiellin e shtatë.

Royal Baby lindi në 6 maj 2019. Djali i çiftit peshon rreth 3.3 kg dhe vetëm sot Harry dhe Meghan prezantuan përpara të gjithëve fëmijën e tyre të parë.