MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Serbia rrezikohet nga Kosova? Deputeti rus: Ju mbështesim!

09.05.2019 - 14:57

“Serbia mund të ketë mbështetjen ushtarake të Rusisë në rast se Prishtina vendos për një skenar ushtarak për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, kështu është shprehur kryetari i Komitetit për Marrëdhenie të Jashtme i Dumës ruse.

Në një prononcim për mediat serbe, Konstatin Kosachev tha se në rast se Prishtina vendos për një skenar ushtarak për zgjidhjen e problemit të Kosovës, shpresoj se nuk do të gjejë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara ose të paktën aleatët e saj evropianë.

I pyetur se a mund të llogarisë Serbia në mbështetjen ushtarake të Moskës një rast të një sulmi të armatosur të shqiptarëve në veri të Kosovës, Kosachev është përgjigjur se Serbia gjithmonë mund të mbështetet tek Rusia.

E përsëris, shpresoj që nëse Prishtina vendos që përmes një skenari ushtarak të realizojë interesat e saj, rezistenca ndaj saj do të jetë pan-evropiane.

Serbia ka të drejtë të llogarisë në të, duke pasur parasysh dialogun që udhëheq me BE-në. Dhe, sigurisht, Serbia mund të mbështetet tek Rusia.”

I pyetur se si e sheh Moska zgjidhjen e mundshme të problemit të Kosovës dhe Serbisë, Kosachev është përgjigjur se ata do të pranojnë çfarëdo marrëveshje që arrihet me konsensus mes dyja palëve.

Pozicioni ynë është i qartë, ne jemi në anën e Beogradit, Serbia është partneri ynë strategjik, ne nuk e njohim Kosovën e pavarur.

Nëse arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Rusia nuk do të bllokojë marrëveshjen”, është shprehur ai.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!