Danny Baker krahasoi foshnjën mbretërore me shimpazenë dhe kjo nuk kaloi pa penalitet. Moderatori i njohur u shkarkua nga gjiganti televiziv, BBC, për shkak të një statusi të bërë në rrjetin social Twitter.
Moderatori tregoi një “gabim serioz të gjykimit” për foshnjën mbretërore, të sapo ardhur në jetë.
Baker kishte publikuar në Twitter një imazh të një çifti i cili mbante për dore një shimpaze, duke ironizuar me Princin Harry dhe Meghan Markel, që sapo janë bekuar me një fëmijë.
“Foshnja mbretërore po largohet nga spitali”, shkruhej në mbishkrimin e kësaj fotografie. Si rrjedhojë rrjedhojë, prezantuesi i BBC 5 Live u akuzua për tallje racore me trashëgimtarin e Dukës së Sussex-it.
Më pas ai ka kërkuar falje publike duke thënë se fotografinë e kishte menduar si argëtuese, si diçka që mund ta bënte edhe me fëmijët e tjerë, madje edhe fëmijën e tij.
Mirëpo shefat e BBC-së e kanë parë si të pafalshëm këtë gabim, deri sa kanë arritur edhe në shkarkimin e tij.