MENU
klinika

Ndikimi në mjedis

Shqipëri-Kosovë, konferencë për zhvillimin e industrisë minerare

10.05.2019 - 17:11

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës ka organizuar në Tiranë konferencën e dytë ndërkombëtare me temë “Zhvillimi integral i industrisë minerare me ndikim minimal në mjedis”.

Organizimi i kësaj konference, për të dytin vit, u cilësua nga ana e të pranishmëve si një konfirmim i vijimit të suksesshëm të bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës dhe si një mundësi e mirë për shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet dy vendeve në implementimin e teknologjive të reja në zhvillimin e aktivitetit minerar me ndikim minimal në mjedis, mundësinë e zbulimit të rezervave të reja si dhe prezantimin e resurseve minerare të dy vendeve për të nxitur investimet në këtë industri.

Në fokus të kësaj konference ishte prezantimi i mundësive të shfrytëzimit dhe përpunimit të resurseve minerare të dy vendeve, si dhe zhvillimi i aktivitetit minerar me ndikim minimal në mjedis.

Në ditën e dytë të konferencës është parashikuar realizimi i një vizite në minierën e Spaçit, në mënyrë që pjesëmarrësit të shohin nga afër investimet bashkëkohore në industrinë minerare në Shqipëri.

Rekomandimet e kësaj konference kanë për qëllim që të ndihmojnë në përmirësimin e ambientin e të bërit biznes në sektorin minerar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!

Nga “taksa” e tërmetit tek energjia

Banka Botërore gati kredi tjetër 80 mln USD

Biznesi do investime, qytetarët shtëpi

Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €!

Shembujt dhe burimi i konfuzionit për shpenzimet

Sa është fatura e tatimit për profesionistët e lirë?

Do të krijohet skemë e re për profesionistët

Ndryshimi drastik që do të ndodhë me pensionet