Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deklaroi përfundimin e emrave në listën e kandidatëve të PD në Durrës, ku digjen dy mandate si dhe një në Kukës.
Edhe në Fier, lista konsiderohet e mbyllur ku asnjë nga renditja nuk pranoi të merrte nga tre mandatet e djegura në 21 shkurt.
Ndërkohë në Korçë, katër mandatet e lëna nga PD janë plotësuar me emra të tjerë që janë ulur në karrigen e deputetit.
Kushtetuta përcakton se Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 anëtarë, por për shkak të numrave të bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, ekspertët shprehen se nuk ka një institucion që mund të interpretojë një situatë të tillë.
Paralelisht me shqyrtimin e formularëve për kandidatët e listës, KQZ po përgatit organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Deri më tani janë regjistruar dy koalicione ASE dhe Shpresa për Ndryshimin si dhe 42 parti. Në 13 maj do të përfundojë afati për regjistrimin e kandidatëve për kryetar të Bashkive dhe të listës për këshilltarë.
Nga ana tjetër Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë në protesta, duke deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.
Me ndryshimet e bëra, Parlamenti i Shqipërisë do të ketë të paktën 6 deputetë më pak.