Ajo është një prezantuese e këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar, por është edhe një prej femrave me më shumë ndjekës në rrjetet sociale, duke e zgjeruar famën përtej vendit tonë.
E kemi fjalën për Luana Vjollcën, e cila ndiqet nga më shumë se 1.2 milionë persona vetëm në llogarinë e saj të “Instagramit”, shumë prej tyre të huaj.
Luana është tepër aktive në këtë rrjet social, duke postuar shpesh foto provokative, ku shfaqet tejet sensuale me format e saj bombastike.
Me anë të një postimi në “Insagram”, ajo bën të ditur se nuk janë vetëm mediat shqiptare që shkruajnë për të, por edhe në Nepal Luana është e ndjekur. Një prej portaleve në vendin aziatik ka shkruar për Luanën, madje duke zbuluar 5 gjërat që në atë vend nuk i dinë për shqiptaren.