MENU
klinika

Protesta e opozitës

Spitali i Traumës: Nga 19 të plagosur, 14 janë policë!

12.05.2019 - 14:25

Për protestën e ditës së djeshme nga opozita ka reaguar edhe spitali Ushtarak.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ky institucion shprehet se 19 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas tyre, nga 19 në total, 14 ishin punonjës policie, katër protestues dhe një operator.

Gjithashtu spitali shprehet se gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme dhe nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Ndërkohë, në deklaratë flitet edhe për sekretarin organizativ të PD-së, Sahit Dollapit, i cili u dhunua gjatë protestës tek ambientet e Kuvendit.