MENU
klinika

Postimi

Protesta e opozitës/ Rama bën njoftimin e rëndësishëm

12.05.2019 - 13:08

Pak orë pas protestës së opozitës e cila u mbyll në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka njoftuar se në orën 14:00 do të mbajë një konferencë për mediat.

Ai shkruan se konferenca për gazetarët vjen në momentet kur sipas tij një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta”.

Postimi i plotë:

“Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta #Qetësidhevendosmëri për Shqipërinë që duam.”, shkruan Rama.