MENU
klinika

Si caktohet?

Takim i ish-pronarëve me specialisten në e-albania

12.05.2019 - 17:34

Shërbimi elektronik “Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP” u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online kërkesën për takime ose ankesa në lidhje me shqyrtimin e dosjeve të ndjekura nga Agjensia e Trajtimit të Pronave (ATP).

Aplikimi bëhet në portalin qeveritar e-albania.

Pas dërgimit të aplikimit, specialisti i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë ATP, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, nëse ka.

Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialisti përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit dhe ia dërgon me e-mail si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania.

Nëse përgjigja është kërkuar edhe në formatin letër, atëherë ai njoftohet se duhet të paraqitet pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronave për ta tërhequr atë.

Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, aplikanti njoftohet për këtë fakt me anë të e-mail.

Dokumentacioni i nevojshëm:

1. Dokument identifikimi; kartë identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t’u loguar në portal)

2. Formulari i aplikimit për takime dhe ankesa – Dokumentacion shtesë, nëse është e nevojshme

Hapat e procedurës:

1. Logohuni si qytetar në portalin e-Albania

2. Zgjidhni shërbimin “Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP”

3. Plotësoni te dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumente plotësuese nëse është e nevojshme.

4. Klikoni butonin “Dërgo”

Specialisti i i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun bën shqyrtimin e aplikimit dhe përpilon përgjigjen duke ia dërguar aplikantit pergjigjen me e-mail , si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

-30 ditë

Kostot

-Pa pagesë