Prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja, ka dhënë dorëheqjen nga posti i Prefektit të këtij Qarku, ndërkohë që tashmë ai është zyrtarisht kandidati për kryebashkiak i Elbasanit i mbështetur nga koalicioni i ASHE.
Gledian Llatja ka lindur në qytetin e Elbasanit në 31.03.1981. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme Dhaskal Todri, po në Elbasan, në vitin 1999. Në vitin 2003 diplomohet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Në vitin 2004 merr titullin Avokat. Në vitin 2009 diplomohet në Master për Administrim Publik në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me programin e Universitetit të Nebraskës, Sh.B.A. Po këtë vit diplomohet në degën Financë pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit. Nga viti 2015 është doktorant pranë Institutit të Studimeve Europiane.
Karrierën si jurist e ka filluar në vitin 2003 si ndihmës inspektor (me kohë të pjesshme) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në tetor 2003 deri në vitin 2005 punësohet si jurist pranë Drejtorisë Juridike në Ministrisë e Mbrojtjes. Nga viti 2005 deri në vitin 2013 punësohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në detyrën e Inspektorit. Në janar të vitit 2014 punon në pozicion e Përgjegjësit të Sektorit të Kontratave pranë Drejtorisë Juridike në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Nga marsi 2014 deri në shtator të 2017 kryen detyrën e drejtuesit në Drejtorinë Juridike pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gjatë kësaj kohe, për një periudhë disa mujore, ka mbajtur edhe pozicion e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë. Nga tetori 2017 është emëruar Drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë viteve të karrierës ka ndjekur një sërë trajnimesh, kursesh dhe konferencash, ka dhënë mësim në disa universitete private dhe ka ndjekur programe të ndryshme në organizata jo fitimprurëse në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.
Nga mesi i janarit 2019-të iu besua detyra e prefektit të qarkut Elbasan, duke zëvëndësuar në këtë detyre gjeneralin Maksim Malaj.
Pavarësisht se ka lindur në Elbasan dhe familjen e ka nga ky qytet Llatja ishte figurë jo e shumë e njohur për qytetarët elbadanas por tashmë duket se ka fituar plotësisht besimin e tyre falë punës së bërë në krye të Prefekurës së Elbasanit.
Ai shihet si pasardhës i denjë i kryetarit aktual z. Qazim Sejdini i cili ka drejtuar Elbasanin për 12 vite. Tashmë pas rreth 4 muajsh në postin e Prefektit, Llatja duket se do te vijojë në gjurmët e paraardhësve më të mirë duke fituar jo vetëm besimin e elbasanasve por edhe zemrat e tyre.
Ndërkohë në postin e prefektit të Elbasanit është komanduar sekretarja e Përgjithshme e këtij institucioni.