13.05.2019 - 13:55
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar seanca për grekun Eftimius Eftimiu, i dyshuar për vrasjen e Devis Kasmit.
Gjykata për Krimet e Rënda ka dëgjuar sot pretendimet e Eftiiut, i cili ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.
Eftimiu tha se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të apasionuar pas gjuetisë.
Më tej, speciali grek, i dyshuar si personi që vrau Kasmin, shprehu ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, duke thënë se ai ndihej i pasigurt për jetën.
Gjatë seancës së zhvilluar dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okular të vrasjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Deklarata e ish oficerit grek
Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Eftimiu: Më lironi, jam i kërcënuar
Autorët në video