MENU
klinika

Vlerësimet gjatë karrierës

Meta vizitë ngushëlluese në banesën e Klodian Tanushit

13.05.2019 - 14:29

Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk mungoi në vizitën ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.

Gjate takimit me familjarët, Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor dhe patriot.

Majori 39-vjeçar ndërroi jetë në spital, pa mundur t’u mbijetojë plagëve në shpërthimin e së hënës, arsye prej së cilës humbi jetën edhe 32- vjeçarja Zarife Hasanaj, në Letoni.

Klodian Tanushi ndodhej i shtruar në “RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL”, në Letoni dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar.

Major Klodian Tanushi ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Më 20 dhjetor 2018 ishte dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të grupbatalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, “Medaljen e Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje “Shërbimi në mision jashtë vendi” si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministria e Mbrojtjes.