MENU
klinika

Mesazhi

Humbja e ushtarakes Zarife Hasanaj, NATO ngushëllon familjen

07.05.2019 - 16:38

Faqja zyrtare e NATO-s në “Instagram” ka kujtuar rënien në krye të detyrës të ushtarakes Zarife Hasanaj.

Në faqen e organizatës ndërkombëtare ushtarake thuhet se rënia e saj sjell keqardhje në mesin e të gjithëve, ndërsa ka ngushëlluar familjen për ndarjen e saj nga jeta.

Njoftimi i NATO-s në “Instagram”:

Me keqardhje te thelle vuajme humbjen e njeres prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi te gjithe thellesisht te prekur nga humbja e Hasanaj dhe ne keto kohe te veshtira i shprehim ngushellimet tona familjes, miqve, kolegeve dhe te gjithe te afermve te saj.

Ne qendrojme ne solidaritet me aleatet shqiptare dhe miqte tane ndersa vuajme humbjen dhe plagosjen e kolegeve tane te nato enhanced forward presence battle group.