MENU
klinika

Reagojnë prindërit

SHBA, Amazon shkel privatësinë e fëmijëve

13.05.2019 - 18:07

Kompania Amazon regjistron dhe mbledh të dhënat e fëmijëve pa pëlqimin e prindërve nëpërmjet pajisjes ”Echo Dot Kids Edition”, sipas raportit paraqitur autoriteteve federale nga disa shoqata për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.

Sipas aktakuzës, Amazon mban të dhënat e bisedës së fëmijës në ”cloud” pavarësisht përpjekjeve të prindërve për ta fshirë atë dhe mbledh të dhënat e tyre në kundërshtim me udhëzimet online për mbrojtjen e fëmijëve.

Amazon hodhi në treg aplikacionin ”Echo Dot Kids” një vit më parë duke e paraqitur atë si një version të ”Alexa” (ndihmësi i saj zanor), por me aftësinë për prindërit për të kontrolluar fëmijët dhe me funksione specifike për familjet.

Në fillimin e saj, Amazon e përshkroi pajisjen si një mënyrë të re për fëmijët që të argëtoheshin dhe të mësonin me ”Alexa”-n.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”