Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për familjen e major Klodian Tanushit.
Tanushi humbi jetën gjatë misionit të Forcave të Armatosura në Letoni nga shpërthimi i një mine.
Para major Tanushit, humbi jetën edhe nëntetara Zarife Hasanaj.
Me anë të një mesazhi në faqen në Facebook, ambasada nderon sakrificën e majorit dhe shpreh ngushëllim për ndarjen e tij nga jeta.
Mesazhi
Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij.