MENU
klinika

Detajet

Ceremoni nderimi në Letoni/ Ja kur mbërrin në atdhe trupi i major Tanushit

13.05.2019 - 15:36

Trupi i pajete i major Tanushit pritet të mbërrijë ditën e mërkure me avionin ushtarak në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se homazhet në nder të major Tanushit do të zhvillohen ditën e enjte më datë 16 maj, nderkohë që pritet ende të saktësohet orari dhe vendi.

 

Gjithashtu, ditën e sotme në grup-batalionin e NATO-s në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti shqiptar, u zhvillua ceremonia në nder të major Tanushit.

Klodian Tanushi humbi jetën në krye të detyrës në misonin e NATO-s në Letoni.