Në një sesion të Kishës Ortodokse Serbe, është zhvilluar një takim mes presidentit serb Alekasandar Vuçiç dhe peshkopëve serb të Kosovës.
Takimi ka zgjatur rreth 2 orë, dhe mësohet se në këtë takim Vuçiç është shpreur se do të vazhdojë luftën për të mirën e popullit serb.
Patriku Irenej si përfaqësues i Kishës Ortodokse ka vlerësuar qëndrimin e Vuçiç duke e cilësuar thuajse historike veprimtarinë e tij në luftën dhe çështjen e Kosovës.
“Unë e admiroj dhe i lutem Perëndisë për t’i dhënë atij fuqi dhe urtësi për të kryer rolin e presidentit në mënyrën më të mirë të dobishme”, ka deklaruar Irinej.
Sipas tij, situata në Kosovë është shumë e vështirë, dhe është shumë e pasigurt se si do të arrihet një zgjidhje për këtë çështje.