Sipas një studimi të drejtuar nga Universiteti i Michigan-it tregoi se kur bëhet fjalë për udhëtime të gjata dhe me ngarkesë, taksitë fluturuese janë zgjidhja e duhur.
Taksitë fluturese, sipas studimit janë edhe më pak ndotëse, ekologjike, por edhe më kursimtare sepse ato nuk janë me karburant por janë elektrike.
Këto makina rregullojnë edhe trafikun dhe ngadalësimin e lëvizjes. Këto taksi do të përdoren më tepër për gjatësi më të mëdha se 35 kilometra.
Makinat Elektrike që fluturojnë nuk do të mbeten më vetëm pjese e fantashkencës, por shumë shpejt do të jenë pjesë e realitetit ku ne jetojmë.
Në SHBA kanë nisur testet për taksitë fluturuese. Janë 20 deri në 30 firma të cilat po punojnë për këto makina.