17.05.2019 - 16:39
Aktiviteti i Huawei është një rrezik për sigurinë kombëtare dhe për këtë arsye kompania e madhe kineze dhe 70 bashkëpunëtorët e saj kanë përfunduar në ‘Listën e zezë’ amerikane të tregtisë, që kufizon blerjet e komponentëve të Huawei nga kompanitë amerikane.
Një lëvizje kjo që-sipas autoriteteve amerikane- e bën të vështirë për Huawei të shesë produktet e saj duke marrë parasysh varësinë e tyre nga komponentët amerikanë.
Gjithashtu kompanive amerikane do u kërkohet një licencë e posaçme nëse duan të bëjnë biznes me Huawei.