18.05.2019 - 10:27
Pas sulmeve terroriste kundër dy xhamijave në Zelandën e Re, sulme të cilat u transmetuan ‘live’ në ‘Facebook’, rrjeti social ka vendosur të marrë masa.
‘Facebook’ ka njoftuar që ka nënshkruar një tjetër partneriship prej 7.5 mln dollarësh me tre universitete amerikane për të përmirësuar teknologjinë që lejon që të gjejë video dhe imazhe të manipuluara për t’i shpëtuar kontrolleve dhe pastaj të postohet përsëri, siç ndodhi pas Christchurch.
Nga sot, shpjegon ‘Facebook’ në një shënim, “kushdo që shkel politikat tona më serioze do të jetë i kufizuar në përdorimin e shkeljes për një periudhë të caktuar kohe, për shembull 30 ditë, duke filluar nga shkelja e parë”.