MENU
klinika

Profil

Jean-Claude Juncker, gati për ‘lamtumirën’…

18.05.2019 - 17:10

Shumë synojnë të zënë vendin e tij, postin e lartë në BE, e ai tani përgatitet të japë lamtumirën…

Jean-Claude Juncker është një nga udhëheqësit më me përvojë në Evropë. Për pothuajse 20 vjet ai shërbeu si Kryeministër i Luksemburgut (1995 deri 2013). Nga viti 2005 deri në vitin 2013, ai ishte gjithashtu President i Eurogrupit, Ministrat e Financave nga Eurozona, dhe pati një rol kyç në udhëheqjen e Evropës në mënyrë të sigurtë nga kriza financiare.

Juncker ka lindur në vitin 1954. Ai u bashkua me Partinë e Popullit të Krishterë Social në Luksemburg në vitin 1974 dhe vazhdoi studimet në Universitetin e Strasburgut. Ai u emërua fillimisht si zëvendësministër  në moshën 28 ​​vjeçare në vitin 1982. Ai u emërua Ministër i Punës në vitin 1984 dhe si Ministër i Financave në vitin 1989, një pozicion që e lejoi atë të kryesonte mbledhjet e ministrave të financave të asaj kohe në Komunitetin Ekonomik Europian. Në vitin 1992 ai luajti një rol kyç në prag të nënshkrimit të Traktatit të Mastrihtit që krijoi Bashkimin Evropian.

Gjatë Presidencës së Luksemburgut të Këshillit të Bashkimit Europian në gjysmën e dytë të 1997, kryeministri Juncker u përpoq të trajtojë papunësinë në të gjithë Bashkimin Evropian.

Jean-Claude Juncker është njohur me çmime të shumta për kontributet e tij në Evropë, duke përfshirë çmimin prestigjioz Charlemagne në vitin 2006.

Më 7 mars 2014, Jean-Claude Juncker u zgjodh si kandidat i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Presidencën e Komisionit Europian në Kongresin e PPE, i cili u mbajt në Dublin, Irlandë. Atje ai njoftoi tri vlerat kryesore të tij: udhëheqje me përvojë dhe efikase, solidaritet midis njerëzve dhe kombeve dhe një vizion të fortë për të ardhmen.

Liderët e BE e zgjodhën ish-kryeministrin e Luksemburgut,  në krye të Komisionit Europian. Ashtu siç pritej, kandidatura e tij hasi në kundërshtimin e fortë të kryeministrit britanik, David Cameron. Me mbështetjen e plotë të kancelares Merkel, ish-kryeministri i Luksemburgut arriti të zgjidhet me votë nga udhëheqësit e vendeve të BE-së.

I vetmi shtet kundër Juncker që mbështeste Britaninë ishte Hungaria, votë e cila nuk ishte e mjaftueshme për të bllokuar zgjedhjen e 59-vjeçarit Juncker në krye të Komisionit Europian. Ndërsa Hollanda dhe Spanja, kundërshtare të forta të Juncker ndryshuan kurs pas bisedimeve me Merkel.

Tani, pas 5 vjetësh, zgjedhjet kryesore evropiane gjenden gjithnjë e më afër, dhe duhet të shohim edhe se kush do të mund të zërë vendin më të lartë të BE në Bruksel. Na mbetet të shohim edhe nëse Juncker do t’i thojë Lamtumirë politikës, apo nëse do ta shohim në ndonjë pozicion tjetër së shpejti…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Michel Barnier/ Project Syndicate

E ardhmja e Europës është në duart tona…

Jean Claude-Juncker/ Project Syndicate

Bota ka nevojë për europianët…

"Brexit pa marrëveshje kushton shumë"

Jean-Claude Juncker aspak optimist për Brexit