MENU
klinika

Deklarata

“Si katunar nga Tropoja”/ Rrëfehet këngëtari i njohur!

18.05.2019 - 22:05

Këngëtari i njohur Gëzim Nika jeton prej vitesh në Amerikë, ku edhe zhvillon karrierën e tij.

I ftuar mbrëmjen e sotme, në ‘Mos i fol shoferit’ ka treguar një prej historive më interesante rreth fillimeve të emigrimit.

Nika rrëfeu se nga gëzimi i madh shtyu vizën për të parë ndeshje futbollit në kampionatin botëror.

Nga fundi i 1997-ës jam larguar. Në fakt, në Amerikë kam shkuar në fund të 1991-it bashkë me gruan, kemi bërë koncert, jemi kthyer. Kam shkuar në ’93-’94 një vit.

E shtyva pak se ishte kampionati botëror dhe unë si katunar nga Tropoja, të shihja ndeshje në stadium ishte gëzim i madh, prandaj e shtyva vizën dhe u ktheva me mendimin që Shqipëria do jetë e do bëhet’, tha Nika.