Rita Ora ka folur rreth takimeve private me Liam Payn. Këngëtarja ka thënë se “nuk e ka prioritet kryesor” një romancë pasi është e përqendruar në karrierën muzikore.
Rita thuhet se është ndarë me aktorin “Spider-Man”, Andrew Garfield në mars dhe së fundi raportohet se është lidhur me Liam Paynen.
Megjithatë, duke folur për The Sun, këngëtarja tha se e kishte të vështirë ë lidhej me dikë.
“Por nëse është shumë e vështirë, kjo vërtet konfirmon se nuk është koha e duhur. Jam lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar.
Por, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por unë nuk dua ta lë edhe atë vonë, sepse dua të kem një familje të madhe në të ardhmen”, tha ajo.
Ndërkohë Ora, është gati të nisë një turne europian për albumin e fundit, Phoenix, gjithashtu hodhi poshtë raportet që e lidhin me britanikun.
“Unë e di që njerëzit kanë thënë se ka diçka me Liam Paynen – ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë , por ne jemi bërë miq të ngushtë”, pohoi ajo.