MENU
klinika

"Diabolizëm i gjallë"

Meta i prerë për kufijtë: Njëri pason, tjetri zhyt!

22.05.2019 - 11:26

Presidenti Meta ka mbajtur sot fjalën e tij në konferencën e organizuar nga shoqata George C. Marshall Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall për Studime të Sigurisë në Garmish, Albanian Policy Center & Ambasadën Amerikane në Tiranë me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

Gjatë kësaj fjale kreu i shtetit ceku edhe temën e kufijve në Ballkan.

Teksa foli prerë për këtë temë, Meta tha se këto janë përpjekje të politikanëve autoritarë për t’iu shmangur llogaridhënieve të brendshme.

Fjala e Metës:

Kam dëgjuar shpesh që thonë, ore pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Po pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët dhe këto delirime gjoja patriotike më shumë se folkorizëm janë një diabolizëm i gjallë.

Janë përpjekjet e politikanëve autoritarë për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme, për të provuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit.

Është si në volejboll, Moza Ibrahimi me Ela Tasen, një pason, tjetri zhyt. Dhe ikin të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, ikin kudo dhe na ftojnë për të parë një film që e kemi parë sa shumë herë këtu në Ballkan.

Bëhet fjalë për një rajon, Ballkani Perëndimor, 20 e ca milionë banorë, në një situatë kur pesha e Evropës nga pikëpamja ekonomike ka rënë në botë, pesha e kontinenteve të tjera është rritur, globalizmi vë në rrezik të gjithë vendet e vogla dhe ne thellojmë ndarjet për arsye personale