MENU
klinika

"Kur akoma..."

Futbollisti spanjoll kaloi atak, bashkëshortja sëmurë me…

23.05.2019 - 11:27

Kur ka kaluar më pak se një muaj pasi portieri i njohur Iker Casillas pësoi atak në zemër, bashkëshortja e tij, Sara Carbonero zbulonse po lufton me kancerin në mitër.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, gazetarja e njohur sportive ka lajmëruar ndjekësit mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Kur akoma nuk ishim qetësuar nga ajo që i ndodhi burrit tim, tani jeta na ka befasuar përsëri. Këtë herë jam unë që kam atë fjalë me gjashtë gërma që akoma e kam të vështirë ta them.

Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët kanë gjetur një tumor në pjesën e vezoreve . Duhet të operohem. Çdo gjë është ok dhe fatmirësisht e kapa në kohë, por më duhet të luftoj muajt e ardhshëm teksa marr trajtimin.

Jam e qetë dhe me besim se çdo gjë do shkojë mirë. E di që rruga do të jetë e vështirë, por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur. Kam mbështetjen e familjes dhe miqve të mi, si dhe të një stafi mjekësor të kualifikuar”-ka shkruar Carbonero lajmin e trishtë duke e ndarë me ndjekësit e saj.