MENU
klinika

Vizat për Kosovën

Haradinaj: Gjermania burrërisht më tha ‘PO’!

23.05.2019 - 11:53

“Takimi në Samitin e Berlinit ishte historik për Kosovën dhe askush nuk mund të flasë negativisht për të”, kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai tha se në Berlin nuk iu kërkua të heqë dorë nga taksa në këmbim të vizave.

Haradinaj thotë se një ditë pasi u kritikua për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, zyrtarët gjermanë i kanë konfirmuar se Gjermania ka vendosur pro liberalizimit të vizave.

Unë u kritikova pse nuk lëshova pe për taksën, të nesërmen ministri gjerman më dha konfirmimin për . Më zgjedhën mua të ma thonë”, tha Haradinaj në Pressing.

Ai thotë se kancelarja gjermane nuk ka bërë pazar për t’i thënë që ta heqë taksën në këmbim të liberalizimit të vizave.

Gjermania ka thënë ‘po’ në mënyren më burrënore. Nuk kanë bërë Pazar për taksë. Të nesermën Merkeli e ka angazhuar ministrin e saj për të ma konfirmuar se do të ndodhë së shpejti liberalizimi”, ka thënë Kryeministri.