MENU
klinika

Debati

Sherr në Kuvend/ Alimadhi i “përvishet” Brahos: Budalla, keni ngrënë…

23.05.2019 - 12:20

Seanca e sotme plenare është shoqëruar edhe me debate të ashpra.

Kreu i “Ballit Kombëtar” ka kaluar në ofendime teksa nga foltorja e Kuvendit e ka quajtur deputetin Spartak Braho një budalla.

“Këtu ka njerëz të zgjuar, historianë, po të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallai këtu, që nuk di asgjë për historinë këtu.

Më ndëshkoni sipas rregullores, por kam një gjë. Kur ky thotë që ballistët hanin pula, po cfarë po thoni, po ju keni ngrënë koka njerëzish, nuk dini historinë, keni vrarë 4-6 mijë shqiptarë, kriminelët partizanë, kriminelët komunistë, ju nuk dini asgjë, ju qëllimisht nuk e lejoni historinë”- tha ai, duke shtuar “Nëse me jepni një dokument që Balli ka vrarë një komunist apo partizan jap dorëheqjen”.