MENU
klinika

Masakra e Dubravës

Shpërthen i mbijetuari, largohet me forcë nga ceremonia (VIDEO)

23.05.2019 - 12:56

Gjatë ceremonisë së mbajtur në kuadër të 20-vjetorit të masakrës së Burgut të Dubravës, ka ndodhur një incident jo i zakonshëm.

Teksa moderatorja e programit mundohej ta mbante situatën nën kontroll, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu drejtua disa të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra, si Hajredin Kuçin e Nait Hasanin, të cilët sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.

Marre duhet me ju ardh, ju nuk duhet me qenë këtu. Mua këta më thonë tradhtar, qyky Kuçi e qyky Njazia e qyky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë. Na keni marrë bukën, duam shtet demokratik, e jo komunist”, tha ai.


Duke parë situatën, drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi ishte i pari i cili tentoi ta pengojë Kabashin madje me forcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.

“Ka kush vendos rend këtu, nëse nuk tërhiqesh, me forcë të largoj, hiqe këndej, qiteni jashtë”, tha ai.

E duke u larguar nga ambientet e burgut të Dubravës, Kabashi, i shoqëruar nga policët, me zë të lartë thoshte se ‘ju na keni bërë më zi se serbët’.

“Unë ha shqip, ju na keni bë ma zi se shkijet”, tha Kabashi, duke iu referuar serbëve me termin pezhorativ “shkije”.