MENU
klinika

VIDEO

“Betejë për jetë a vdekje”, Basha del me një apel për shqiptarët në Evropë

24.05.2019 - 14:02

Përmes një video-live nga selia blu, kryedemokrati Basha ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Basha u ka bërë thirrje të votojnë për partitë simotra në zgjedhjet e PPE.

Kërkesa ime për ju vëllezër e motra është që të ndani pak minuta nga koha juaj, t’i drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni PPE, partitë tona simotra, votoni për partitë tona simotra kudo ku ndodheni. Në këtë mënyrë keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas apo si rezident në vendet e BE”- ka bërë thirrje Basha.


Në nisje të apelit të tij ai ka theksuar se “Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit, të lirisë ekonomikë dhe dinjitetit për gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat evropiane për të cilat po lufton PD dhe opozita e bashkuar”.

Sipas Bashës, zgjedhjet për PE janë një betejë për vlerat evropiane, janë një betejë për ta mbajtur Evropën të fortë dhe të bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendje hapur dhe të vendosur për të siguruar integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Basha ka theksuar se “Një PE ku partia PPE forca e vërtetë e progresit evropian të jetë dhe të mbetet forca kryesore vendimmarrëse me anë të së cilës do të arrijmë të çojmë përpara standard evropiane dhe të hapim rrugën e bllokuar drejt integrimit evropian”.