MENU
klinika

Restaurohet "Deisis"

Ikona e mesjetës daton më 1761

24.05.2019 - 11:50

    U krye ndërhyrja restauruese, për ikonën e vlerave të rralla historike dhe kulturore. Pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, përkatësisht nga specialistët e veprave të artit, gjatë muajve prill-maj 2019 u kryen ndërhyrje të pjesshme për restaurimin e ikonës “Deisis”, që është pjesë e pavijonit të Artit Mesjetar, pranë Muzeun Historik Kombëtar.

Ndërhyrja restauruese u realizua në laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë IMK-së. Kjo ndërhyrje konsistoi në dezinfektimin e ikonës, konsolidimin e drurit, stukimin dhe integrimin e dy pjesëve të vogla të dëmtuara.

 

 

 

Ikona “Deisis” është realizuar në vitin 1761 me autor anonim. Pas përfundimit të ndërhyrjes, në prani të përfaqësuesve të IMK, QKIPK dhe MHK ikona u kthye pranë ambienteve të Muzeut Historik Kombëtar.

Ikonat janë piktura të bëra në dru, të përdorura në kishat e Lindjes. Ato paraqesin figura shenjtorësh, si dhe skena me përmbajtje mistike. Përveç vlerave fetare, ikonat kanë dhe vlera artistike.

Disa nga ikonat më të vjetra në Shqipëri, janë “Shën Meri Odigjitria” dhe “Dyert e bukura” nga kisha e shpellës së Bllashtojnës, mbi liqenin e Prespës. Këto i përkasin shek XII. Ato dallohen përveç të tjerash, për stilin kaligrafik dhe ngjyrat e forta dekorative.

 

 

 

Ikonat e shek XIV japin pasqyrime të madhërishme hieratike të figurave biblike, siç është ikona “Shën Mëhilli” nga kisha e Mborjes, Korçë. Në ikonat e shek XVI, kemi gjithashtu dhe paraqijten e skenave nga festat fetare. Pikturat në to janë tregimtare, me efekte masive dhe me elemente të arkitekturës dhe peizazhit.

Qendër e rëndësishme e prodhimit të ikonave në Shqipëri, ka qenë qyteti i Beratit, ku pikturuan dhe Onufri dhe i biri, Nikolla. Punimet e tyre i përkasin stilit pasbizantin. Gjatë shek XVII- XVIII, qendra të njohura të prodhimit të ikonave, kanë qenë: Voskopoja, Vithkuqi, Elbasani dhe Korça.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbi opusin onufrian

Motive dhe sinopse historike


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe