Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.
Në këtë vizitë, Haradinaj shoqërohej nga bashkëshortja e tij Anita.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se ka qenë një vizitë miqësore.
Sipas tij në këtë vizitë o diskutua për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe për të ardhmen e përbashkët euro-atlantike për të dyja vendet.
“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, shkruan Haradinaj.