MENU
klinika

Marrëveshje me Serbinë?

Haradinaj “kokë më kokë” me zyrtarët e SHBA

27.05.2019 - 13:21

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe të administratës së Kongresit Amerikan.

Haradinaj në lidhje me këtë takim tha se ka bërë të ditur para nënkryetarit të Këshillit së Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë, por pa cënuar territorin.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook’ut, Haradinaj duke shkruar se e ka njoftuar nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, për të arriturat e vendit në sundim të ligjit dhe në rritjen e sigurisë.

Kosova po ndërton kapacitete për të shtyrë përpara agjendën e saj veri-atlantike, në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, për të marrë rol aktiv për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.

Bashkëbisedim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga ëashington-i, prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Wilson, të cilët i njoftova me të arriturat e vendit, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e sigurisë.

Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cenuar territorin tonë.

Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike, ka shkruar Haradinaj.