MENU
klinika

Deklarata

Vrasja e Artan Santos dhe përgjimet, çfarë deklaroi Arta Marku?

27.05.2019 - 13:47

Teksa raportonte sot në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurores Arta Marku i janë adresuar pyetje konkrete për çështje konkrete.

Deputeti i PD-së, Lefter Maliqi e ka pyetur për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Maliqi pyeti Markun se çfarë është bërë për këtë dosje.

Gjithashtu Maliqi e ka pyetur kryeprokuroren edhe se ku janë hetimet në lidhje me dosjen e famshme të përgjimeve për blerjen e votave, 339 dhe 184.

Për vrasjen e Santos, kjo është një cështje jashtë periudhës për të cilën po raportojmë dhe është një çështje konkrete, për të cilën unë nuk jap të dhëna konkrete”- tha ajo.

Lidhur me dosjet e përgjimeve, Marku deklaroi:

Përgjimet, vazhdojnë të jenë në hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka problematikë, dosjet janë zvarritur, ka pasur vetëm përgjime, që nuk janë zbardhur dhe nëse nuk bëhen janë të palexueshme.

Dosja 339 po hetohet nga 2 prokurorë dhe 11 oficerë, aty ka video të patranskriptuara, Ka pasur 700 CD dhe video të patranskriptuara dhe po punohet për të dhe do ketë vendimmarrje.

Dosja 184 në të njëjtën gjendje, e regjistruar 2 vjet vetëm përgjime. Pas dy vjetëve janë regjistruar emrat e disa personave në hetim, do të ketë vendimmarrje të shpejtë”- tha ajo.