MENU
klinika

Artemis

Programi 22.6 miliard dollarësh i NASA për t’u rikthyer në Hënë

27.05.2019 - 16:53

Quhet “Artemis” programi i NASA-s për të rikthyer njeriun në Hënë dhe që ta bëjë këtë brenda vitit 2024 do të mbështetet në një financim prej 1,6 miliardë dollarësh që i shtohet buxhetit prej 21 miliardë të janë mbledhur deri tani.

Emri u publikua nga administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, njëkohësisht me “tweet”-in që presidenti amerikan, Donald Trump tha se administrata e tij kishte rritur buxhetin për NASA-n që të përshpejtojë misionin që dërgon astronautët në Hënë brenda pesë vitesh.

“Herën e parë një njerëzimi vajti në Hënë e bëri nën emrin Apollo”, tha Bridenstine.

“Programi Apollo ndryshoi historinë përgjithnjë… Por Apollo kishte një motër binjake, Artemisën që ishte perëndia e Hënës. Mendoj se është diçka e bukur që 50 vite më pas Apollos, programi Artemisa të dërgojë sërish njeriun dhe gruan e parë në Hënë”, theksoi ai.

Administratori në krye të agjencisë amerikane shtoi se “zhvillimi i misionit do të rrisë punën pranë qendrave të NASA-s, për të krijuar teknologji kyçe për stacionin ‘Gateway’ në orbitën hënore dhe për ato me qëllim eksplorimin e sipërfaqes”.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”