MENU
klinika

Të shtëna armësh

Përplasje në Veri të Kosovës, plagoset një polic

28.05.2019 - 09:13

Aksioni i policisë për arrestimin e disa personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe pjesë të tjera të Veriut të Kosovës është shoqëruar me tensione.

Nga ky aksion ka mbetur i plagosur një polic, ndërkohë që janë arrestuar pesë persona deri tani.

Serbët lokalë në Zubin Patokë kanë bërë barrikadë dhe janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Në veri ndonëse situata është e qetë ka prezencë të lartë të Policisë së Kosovës.

Sipas mediave kosovare nga ky aksion janë prangosur zyrtarë serbë të policisë.

Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë nga Kosova (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët serbë.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin