MENU
klinika

Studimi

6 ushqimet që ju ndihmojnë të flini më mirë

28.05.2019 - 19:21

Gjumi është bukuri, ndaj një cilësi më e mirë e gjumit, përveçse na bën që të jemi mirë gjatë gjithë ditës dhe na furnizon me energji, edhe na zbukuron.

Ka disa ushqime që përmbajnë melatoninë, duke ndikuar kësisoj pozitivisht në cilësinë e gjumit.

Qepa– Nuk bën vetëm për të qarë, por ndihmon që të ndihemi më mirë, për shkak të melatoninës. Konsumi i rregullt i qepës largon toksinat, por në të njëjtën kohë ndikon edhe për një gjumë më të mirë.

Banania-Është konsideruar qysh në antikitet një frut që kujdeset për gjumin tonë. Konsumi i një bananeje para gjumit, cilësohet si “ilaç” për shkak se përmban melatoninë dhe triptofan, duke lehtësuar gjumin.

Qershitë- Janë të pasura me vitamina A, C dhe E. Përmbajnë antioksidantë natyralë dhe minerale, duke larguar stresin dhe ankthin, si dhe duke lehtësuar gjumin.

Arrat- Frutat e thata në përgjithësi dhe arrat në veçanëti janë të pasura me omega 3, duke luftuar problemet me kolesterolin dhe zemrën. Po ashtu përmbajnë melatoninë, duke përmirësuar gjumin gjatë natës.

Xhinxheri- Ka veti qetësuese dhe stimulon çlodhjen dhe përgjumjen. Kështu që një çaj xhinxheri në darkë, është ideal, shkruan noa.al.

Orizi integral– Në sajë të karbohidrateve të mira dhe fibrave, sjell një sërë dobish për muskujt, zemrën dhe trurin. Sasia e melatoninës që përmban, lehtëson një gjumë të qetë.