Gjatë një konference për mediat nga Kuvendi i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të mbrojë popullin e tij dhe do të fitojë.
“Ushtria jonë, nëse vjen deri tek çfarëdo përkeqësimi serioz i jetës së njerëzve në veri të Kosovës e Metohisë, do të mbrojë popullin tonë”, ka qenë kjo deklaratë e tij, të cilën ai e ka sqaruar duke thënë se nuk ka folur për ndërhyrje ushtarake.
“Nuk do të luftojmë, do të ruajmë paqen me çfarëdo çmimi. Nuk kam përmendur kurrfarë intervenimi, kam thënë ‘do të mbrojmë popullin tonë’”, ka thënë presidenti serb.
Ka shtuar se nuk është aq joserioz që të vë popullin serb në Kosovë në situatë qorre, duke precizuar se do t’i mbrojë “sido që të jetë e mundur, në pajtim me të drejtën dhe ligjet ndërkombëtare”.
Vuçiçi tha se pas këtij, siç e quan ai, “sulmi”, gjërat nuk do të jenë njësoj.
“Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon), e më pas u shitën ‘toshë’. Nisën të lajmërohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”, deklaroi Vuçiçi.