MENU
klinika

Një foto e kohës "më tepër se mike"

E ofendon në emision, Lindsay një përgjigje për Paris

29.05.2019 - 15:36

Pasi e ofendoi në emision, Lindsay i kthehet Paris me një foto.

Sherri mes Paris Hilton dhe Lindsay Lohan ka filluar që në vitin 2006, mirëpo me kalimin e kohës, gjërat kanë përparuar akoma dhe më shumë.

Vetëm para pak javësh, Paris e quajti Lindsay-n “të mërzitshme dhe turpëruese” në një intervistë për “What Happens Live With Andy Cohen”.

Pas kësaj deklarate, aktorja tha për ‘UsWeekly’ se Paris ishte e dëshpëruar për vëmendje, megjithatë ajo nuk e mbylli me kaq.

Lindsay publikoi një foto në ‘Instagram’ ku shfaqen pranë njëra-tjetrës duke buzëqeshur.

Kjo foto është shkrepur në vitin 2005, kur dyshja ende vazhdonte të kishte një marrëdhënie të mirë. “Përtej miqësisë”

Të dua @parishilton, të përgëzohej për këngën e re”, ka shkruar Lohan. Të parët kanë reaguar fansat e aktores, të cilët thoshin se kjo ishte kundërpërgjigja e vërtetë.

Lindsay madje ka filluar të ndjekë Paris në ‘Instagram’, ndërsa nga kjo e fundit nuk ka ende asnjë reagim.