MENU
klinika

Reportazh i Euronews

Lugina e Preshevës në Kosovë? Banorët flasin

07.09.2018 - 14:45

Lugina e Preshevës , nje tokë serbe në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë është vendosur në qendër të vëmendjes në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë për shkak të propozimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin e këtij territory me Kosovën. Është pikërisht ky interes që ka nxitur ekipin e xhirimit të Euroneës që të vizitojë banorët e luginës, 90% e të cilëve janë shqiptarë.

Euronews shkruan se pas luftës së Kosovës, tri qytetet shqiptare, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci mbetën në duart e Serbisë. Ndërsa sot, “mund të rikthehet në Kosovë në këmbim të 4 qyteteve të Kosovës ku dominon popullsia serbe përkatësisht: Leposaviqi, Zvecani, Zubin Potoku dhe Mitrovica“.

Gazetari i Euronews ka marrë mendimin e njerëzve të kësaj zone: “Çdo gjë është në duart e politikanëve, sepse askush nuk e merr mendimin tonë”,- tregon ky banor me përkatsi etnike shqiptare.

Une dua vetëm të punoj që të fitoj diçka, pjesa tjetër nuk ka rendesi. Kudo që të jetoj për mua është e njëjtë sepse jetoj dhe punoj me djersën time” – shton më tej banori i zonës.

Ndërsa një banor tjetër i etnisë serbe e cilëson si absurditet këmbimin e territoreve. “Nëse jemi në Kosovë apo Serbi kjo nuk përbën ndryshim, sepse ne do vazhdojmë të jetojmë këtu. Nuk është ndonjë problem pasi 905 e miqve tanë janë shqiptare dhe kjo është mëse normale”. Në luginën e Preshevës janë 60 mijë shqiptare që jetojnë në Serbi, ndërsa 120 mijë serbë jetojnë në territorin e Kosovës.

Burimi: Euronews

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat