Kompania teknologjike amerikane Google do të investojë rreth 600 milionë euro për të ndërtuar një qendër të re të të dhënave në Finlandë, njoftuan mediet vendase.
Sipas agjencisë finlandeze të lajmeve, YLE, qendra e re e të dhënave do të jetë në Hamina, rreth 145 kilometra në lindje të kryeqytetit, Helsinki, dhe që ka popullsi prej pak më shumë se 20 000 banorësh.
Sipas agjencisë YLE, Jari Gustafsson, sekretari i përhershëm i Ministrisë finlandeze të Ekonomisë dhe Punësimit, deklaroi se investimi i rëndësishëm i Google në qendrën e të dhënave është një lajm i mirë dhe tregues i një mjedisi të qëndrueshëm dhe konkurrues, që njëkohësisht forcon infrastrukturën dixhitale të Finlandës.